SHEKULLI XXI/ Shqipëria e kullave në disa këndvështrime

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.07.2019, 12:14

PLEHRAT PUSHTOJNË TIRANËN

Ky fillim jave na gjeti sërish nën “pushtimin” e plehrave në rrugët e qytetit të Tiranës. Denoncimet pranë redaksisë sonë mbi këtë fenomen nuk kanë të sosur, por mesa duket Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë jo një, por të dy sytë qorr e veshët shurdh.

Banorët shprehen se numri i pakët i koshave si dhe moszbrazja e tyre i detyron ata të lënë qeset e plehrave në tokë.

Përveç shqetësimit që këto plehra sjellin nga ana estetike dhe aroma e pakëndshme, problem kryesor është dhe prania e qenve të rrugës, të cilët në kërkim të ushqimit bëhen shqetësim për banorët, e sidomos për fëmijët.

"ROJE NË KULLAT E VROJTIMIT?! KU ËSHTË PARË KJO PUNË?!"

Problemet për këtë sezon veror mesa duket nuk kanë të sosur. Që në fillim të tij, u shënua një numër i lartë pushuesish të mbytur në ujërat e bregdetit tonë. Pavarësisht ankesave të shumta të pushuesve, bizneset dhe pushteti vendor nuk e kanë parë të arsyeshme praninë e rojeve në kullat e vrojtimit. Në fillim të muajit Maj, mediat u tejmbushën me pamje të investimeve të bëra në bregdet, duke premtuar siguri në plazhet e vendit. Por sot, në pikun e sezonit, në këto kulla të zë syri çdo gjë tjetër, përveç rojeve të plazhit.

MJEKËT “NË KRYE TË DETYRËS”, SHËNDETËSIA “NË RRUGËN E DUHUR”

“Shëndetësia në rrugën e duhur .” Kështu u shpreh kryeministri Rama në vitin e dytë të qeverisjes së tij. Por teksa qeveria e tij është në gjysmën e mandatit të dytë, shëndetësia duket të na ketë lënë shëndenë. Kjo gjë vërtetohet mjaft lehtë, duke u nisur nga denoncimet e shumta në redaksinë tonë. Denoncimi i fundit tregon një mjek, i cili argëtohet me orarin e punën duke luajtur lojëra në kompjuter. Mesa duket zoti Rama , ka vendosur t’i shikojë gjërat me ngjyra, e jo bardh e zi. Fundja mjeku mund ta ketë mbaruar punën e tij pas adresimit të çdo pacienti drejt spitaleve private. Eh , shëndetësi i thënçin!

SHQIPËRIA DIGJET, AKU-ja KRIHET...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon të jetë inekzistent përballë shqetësimeve dhe denoncimeve të shumta të familjeve shqiptare. Të konsumosh një vakt të sigurt, mesa duket në vendin tonë është e pamundur. Çdo ditë e më të shqetësuar, qytetarët po pajisen me aparatin e testimit të nitrateve në fruta dhe perime. Ky aparat është paksa i kushtueshëm për të ardhurat e tyre, por frika nga ky fenomen është rritur ndjeshëm, duke e bërë blerjen e tij një domosdoshmëri. E ndërsa çdo ditë shtohet numri i të sëmurëve me kancer si pasojë e këtyre lendeve, AKU nuk duket të ketë gjetur motivimin e duhur për t’i hyrë punës këtë vit. Ndoshta vitin tjetër ...!

SHEKULLI XXI, UJI LUKS PËR SHQIPTARËT

Teksa e gjithë bota ecën me ritme të shpejta, Shqipëria jonë e vogël mesa duket vazhdon rrugën e saj në drejtimin e kundërt. Në vitin 2019, në pritje të hapjes së negociatave për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian, ne vuajmë akoma mungesën e burimit të jetës, ujit . Në fund të muajit Korrik, pas alarmit të dhënë për temperaturat ekstreme, qytetet europiane përdorin shatërvanët në qendrat e qyteteve për të freskuar qytetarët . Ndërsa në shtëpitë shqiptare, pavarësisht taksave të larta , të kesh akses ndaj ujit konsiderohet luks. Epo, duhet të mësojme Europën të jetë më e kursyer!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit