JOQ Albania
Home

Me bazë misrin, kjo është pija shqiptare që shton qumshtin tek gratë dhe normalizon tensionin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30/07/2019 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo që do t’ju tregojmë më poshtë është një pije e vjetër shqiptare, e përbërë nga katër përbërës të thjeshtë. E kemi fjalën për bozën, e cila më së shumti është prodhuar në veri të vendit, e në veçanti, në zonën e Kukësit.

Boza ka katër përbërës kryesorë dhe baza e saj është mielli i mistrit. Ajo formohet nga bashkimi i miellit të misrit e grurit sheqerit dhe ujit.

Risultati immagini per boza

Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet e tjera duke pasur përbërës kryesor të sajin misrin, ndryshe nga llojet e saj në Turqi, Bullgari e Maqedoni ku mund të jetë gruri, elbi, meli ose/dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 °C. nëse e lini në ambient me këtë temperaturë, pija mund të zgjasë edhe një muaj pa u prishur.

Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Immagine correlata

Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, si dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak.

Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje B.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/