JOQ Albania
Home

Bëjnë fëmijën synet/Familja shqiptare feston në mënyrë të çmendur, dhuron makinë e motor
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/07/2019 10:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Familja Xheladini ka vendosur ta festojë në një mënyrë shumë të veçantë synetllikun e djalit të tyre.

I vogli Rehan do të bëhet synet, siç e do zakoni për djemtë në familjet muslimane, më datë 29 korrik.

Familja e tij ka vendosur të organizojë një garë vrapimi dhe të shpërndajë dhurata në këtë ditë të shënuar.

Ata kanë njoftuar se personi që del në vendin e parë, do të fitojë një makinë Nisan Frontier.

Ndërsa vendi i dytë dhe i tretë do të fitojnë një skuter dhe një televizion plazma.

Madje, as vendi katërt dhe i pestë nuk do të mbeten pa shpërblime.

Gara e vrapimit do të mbahet me datën 29 korrik, ora 11:00 në fshatin Baçisht.

Përbri videos së publikuar në rrjete sociale, familja shkruan:

Në dasmën e familjes Xheladini nga fshati Baçisht me rastin e synetisë së djalit Rehanit, më datë 29.07.2019 me fillim prej orës 11:00, do të organizohet gara në vrapim.
Shpërblimet:
Vendi i -I Veturë Nissan Frontier
Vendi i -II Motor Skuter
Vendi i -III Tv Pllazma
Shpërblime nuk do të mungojnë edhe për vendin e katërt dhe vendin e pestë".