JOQ Albania
Home

Koka e një gruaje e qepur në trupin e një mashkulli, brenda klinikës së tmerrshme në Arizona
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/07/2019 9:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një padi kundër Qendrës së Burimeve Biologjike me bazë në Arizona (BRC) tregohet se si klinika e donacionit i ka keqpërdorur trupat e viktimave që dhuronin organet, tamam si të ishin duke realizuar skenat e tmerrshme të filmit “Frankenshtain”.

Kova të mbushura me gjymtyrë njerëzore, një frigorifer plot me gjenitale mashkullore dhe koka e një gruaje e qepur në trupin e një mashkulli.

Këto ishin pamjet e tmerrshme që panë agjentët e FBI-së teksa kontrolluan një qendër për dhurim organesh.

Bastisja e klinikës “Biological Resource Center” u bë në vitin 2014, pas një hetimi kombëtar në lidhje me trafikun e paligjshëm të organeve, por këto detaje u nxorën gjatë hetimit që po bëhet së fundmi.

Agjentët e FBI mendohet se kanë gjetur jo pak por plot 1755 pjesë trupi të njerëzve.

Kufomat e përdorura ishin marrë nga njerëz që kishin pranuar ta dhuronin trupin për qëllime shkencore.

Dhjetëra familjarë janë mbledhur në padi kundër klinikës, për të kërkuar drejtësi për të afërmit e tyre.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania