Oriola Marashi është një nga vajzat më të komentuara në mediat rozë. Kjo për shkak të pamjes së saj joshëse, fotove të nxehta që poston dhe sherret e bujshme me personazhe publikë.
Ditën e sotme diçka e pazakontë ka ndodhur me Instagramin e modeles.
Në Instastoryt e saj janë postuar disa foto rresht “pazaresh”, ku ajo shkruan se shkon me lekë dhe pranon vetëm oferta serioze.
Por çudia nuk mbyllet me kaq, në storyt e modeles përmendet edhe emri i Kejvina Kthellës, e cila etiketohet me nofka të rënda.
Me sa duket profili i Oriola Marashit është hakuar dhe personi pas kësaj vepre po sigurohet që ta ulë në sytë e ndjekësve të saj duke shkruar gjëra të saj personale.