JOQ Albania
Home

140 mijë $, kjo është dhurata e magjishme që i fejuari disa vite më i vogël i bëri Jennifer Lopezit për ditëlindje
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/07/2019 16:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jennifer Lopez e ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të në një festë madhështore ku të ftuar ishin 250 persona.

Diva e muzikës kishte në krah të saj të fejuarin 7 vite më të vogël, Alex Rodriguez ndërsa mes të ftuarve ishin edhe DJ Khaled dhe Ashanti.

Festa u mbajt në shtëpinë 32 milionë dollarëshe të JLo në Miami të mërkurën mbrëma.

Edhe pse sapo mbushi plot 50-vjeç këngëtarja ishte më në formë se kurrë dhe dukej rrëzëllitëse në një fustan ngjyrë ari. Vajza e ditëlindjes ishte e vetmja që ishte veshur nga këmbët te koka me ngjyrë ari pasi ishte siguruar që t’u kërkonte të ftuarve që të visheshin me të bardha.

Dhurata marramendëse e festës së ditëlindjes ishte një Porsche ngjyrë e kuqe me vlerë 140 mijë dollarë.