JOQ Albania
Home

Qeni besnik pret pranë krevatit ku ndërroi jetë i zoti pa e ditur që ai nuk do kthehet kurrë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/07/2019 12:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qen, që rri pranë krevatit të spitalit ku ka ndërruar jetë i zoti, ka prekur zemrat e njerëzve në internet.

Moose, një qen 3-vjeçar, është fotografuar ndërsa pret gjithë durim që ‘babi’ i tij të kthehet pa e ditur që ai ka shkruar një herë e përgjithmonë.

Fotoja prekëse është publikuar në Facebook nga ‘North Star Pet Rescue’ në  New Jersey të cilët njoftonin se Moose tashmë është adoptuar nga një familje që do i dhurojë po aq dashuri sa pronari që ndërroi jetë.

Menjëherë pas postimit, fotoja është bërë virale duke marrë më shumë se 4,000 shpërndarje.

Një komentues shkruante:

Kafshët na duan deri në frymën e tyre të fundit, ato janë shpirtra kaq të bukur.”

Vetëm dy ditë pas shpërndarjes së fotos në Facebook, Moose, i cili përshkruhet ‘djalë i lumtur dhe i ëmbël nga natyra’, u adoptua nga familja tjetër.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania