JOQ Albania
Home

Nga gladiator në një burrë të shëndoshë me bark, ja si është ‘katandisur’ aktori i njohur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/07/2019 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ai njihet për rolin e tij ‘legjendar’ në filmin hit nga viti 2000, "Gladiatior”.

Por, në disa foto të shkrepura të enjten aktori australian Russell Crowe dukej shumë shekuj larg figurës që ka pasur në ditët kur ‘ndeshej si gladiator’.

55-vjeçari tashmë është fotografuar duke pirë një cigare në një fushë xhirmi i veshur si personazhi i tij, një burrë i shëndoshë me këmishë të pisët.

Russell, të cilin fansat e tij e thërrasin Rusty, kishte veshur një këmishë me ngjyrë blu të hapur ndërsa ishte spërkatur me një lëng me ngjyrë të kuqe, për të dhënë idenë e gjakut.

Në filmin horror që po xhirohet personazhi i Russell i nxin jetën një gruaje dhe të gjithë njerëzve që ajo njeh.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania