JOQ Albania
Home

E mbani mend Rudinën tek “2 herë mat”? Ndryshimi i madh në fizik dhe profesion
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26/07/2019 8:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rudinën tek filmi aq i dashur “Dy herë mat” me siguri të gjithë e mbajnë mend.

Ishte vajza që donte edhe “akullore, edhe çokollatë”.

Në fund ishte ajo që nga qyteti i Sarandës fitoi ndaj kampionit më të madh shahut në vendin tonë.

Por si duket “Rudina” pas kaq shumë vitesh?

Manjola Begolli ka mbaruar studimet për ekonomik dhe sot nuk është më aktore, por i është futur rrugës së  biznesit.

Ajo pas shumë kohësh, ku edhe nuk është marrë më me aktrim, u rikthye në ekran, kur u bë pjesë e emisionit  “Shiko kush luan”.

Manjola Begolli (vajza shahiste); në kinokomedinë ku me humorin e saj godet mendjemadhësinë, mbivlerësimin e aftësive vetjake dhe mosbesimin për arritjet në punë shkencore të njerëzve të zakonshëm, arriti të turpërojë kampionin e madh.