JOQ Albania
Home

Zbulohet pema gjenealogjike/ Kryeministri britanik, Boris Johnson qenka me origjinë shqiptare
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26/07/2019 9:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tri ditë më parë Boris Johnson u zgjodh kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pas dorëheqjes së Theresa May.

Sot është zbuluar se Boris Johnson është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar.

Ryan Gingeras, profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme, në librin e tij thotë se Ali Kemal ishte shqiptar.

Ai thekson se Ali Kemal kishte një lidhje të fortë me shqiptarët e Perandorisë Osmane.

Sipas të dhënave në “Wikipedia”, Ali Kemal kishte ikur në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje.

Stërnipi i tij sot është Boris Johnson.

Ali Kemal u martua me Winifred Burn dhe sollën në jetë tre fëmijë: Selma, Zeki dhe Osman.

Osmani u martua me Irene Williams dhe prej martesës së tyre lindën Stanley Johnson.

Vetë Stanley është babai i kryeministrit aktual britanik, Boris Johnson dhe tre fëmijëve të tjerë: Rachel, Jo dhe Leo.