Pas skandalit të Fjollës, deputeti i del në mbrojtje: Ka të drejtë edhe të heqë brekët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.07.2019, 09:17

Veshja dhe ekspozimi i tepërt i pjesëve të trupit të këngëtares Fjolla Morina gjatë një koncerti në Skënderaj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Nuk ishin të paktë ata që e kritikuan artisten për zhveshjen e tepërt para publikut të vogël në moshë.

Por si të mos mjaftonte kjo, edhe lëvizjet e saj provokuese nuk u komentuan mirë.

Një prej atyre që ka reaguar e ka shkaktuar debat në rrjet, ka qenë deputeti Milaim Zeka.

Ai shkroi në një status në Facebook:

Sa shume ka “arrite” Drenica?!!!Disa namuzeli, qe 1000 tezeza i kane ba dhe i bajne, me kane kritiku se gjoja une perdori fjalor banal. Shiheni kete foto nga koncerti ne Skenderaj, edhe hajde me thoni se a ke çare pa …E kush e ka organizu kete koncert edhe kush i ka ftu?!!!"

Por, fill pas fjalëve të Milaimit, vjen përgjigja e Fjollës.

Ajo shprehet:

Milaim e di që ti shumë kishe pas qejf me kon aty se tu kish rrit ymri njo 10 vjet ma shumë, po nuk tu jep ajo knaqësi”.

Pas kësaj, Milaimi reagoi me një tjetër deklaratë duke sqaruar statusin e tij.

Teksa thotë se është përgjegjës për çfarë shkruan e jo për atë që kuptojnë disa njerëz e gazetarë, deputeti sqaron se Fjolla ka të drejtë absolute edhe të heqë brekët.

Sipas Zekës, këngëtares iu sulën pa asnjë të drejtë.

Ai reagon përmes këtyre fjalëve:

Po shumë mirë e ka pas se unë kisha pas qejf edhe asnjë vërejtje unë nuk e kam ndaj Fjolla Morinës. Shkrimi im të cilin unë e kam bë është veq njerëzit që e kanë sha Fjolla Morinën, ju kam thënë ju në qoftëse keni ankesa, ankesat paraqiten te organizatori. Kurgjo apsolut une Fjolla Morinën e kam mikeshë timen private. Unë jam përgjegjës çka shkruaj nuk jam përgjegjës çfarë kuptojnë njerëzit e sidomos disa gazetarë. Qysh po dojnë po i devijojnë rastet vetëm për klikime. Unë kam thanë, kush e analizon mirë shkrimin tim, qe në qoftëse keni kritika, kritikat drejtoni te organizatori. Fjolla e ka të drejtën apsolute të Zotit dhe brekt me i hjek, nuk kam asnjë vrejtje ndaj saj. Fjollës i ju sulën pa të drejtë. Nëse mendojnë njerëzit se organizimi i koncertit ka qenë i gabueshëm është se nuk është dashtë me u ftu Fjolla ose dikush tjetër, kritikat e tyne duhet me i drejti te organizatorët e këtij koncerti.. A Fjolla shumë mirë ka thanë. Sa ka thane me mu zgjat jeta? Shtoja edhe 10 thuj, boni 20”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit