JOQ Albania
Home

Kafsha e parë që shihni në këtë foto tregon shumë për personalitetin tuaj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/07/2019 21:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Psikobiologu dhe fituesi i Çmimit Nobel Roger W. Sperry zbuloi se dy hemisferat e trurit, e majta dhe e djathta funksionojnë ndryshe.

Dhe, mënyra sesi ju mendoni zakonisht varet nga hemisfera qe keni me dominonte.

Bazuar në kërkimet e tij ekzistojnë teste të shumta që mund të përcaktojnë procesin tuaj të mendimit dhe tiparet e personalitetit.

Për ta kuptuar se cila nga hemisferat e trurit tuaj është më aktive, hidhini një sy fotografisë së më poshtme. Cilën nga kafshët shihni më parë?

 

Nëse shihni kokën e një tigri:

Hemisfera e majtë e trurit tuaj është më aktive sesa e djathta. Ju jeni një person analitik, shumë i orientuar drejt  përmbushjes së qëllimeve dhe i organizuar. Kur përballeni me ndonjë problem tentoni ta zgjidhni me logjikë dhe duke menduar objektivisht.

Nëse shihni një majmun të varur në degë:

Hemisfera e djathtë e trurit tuaj është më aktive. Jeni një person kreativ plot me ide inovative. Kur ballafaqoheni me ndonjë problem, mbështeteni më shumë tek intuita sesa në të menduarit kritik.

Ju e dini shumë mirë se çdo hap që merrni në jetën tuaj është një mësim. Ju gjithashtu dini të mësoni nga humbjet.

Për ju, udhëtimi është më i rëndësishëm se qëllimi. Duke qënë se jeni ëndërrimtar, mund t’ju ndodhë shpesh që të humbisni në ëndrrat tuaja.

Për ju është shumë e rëndësishme që të ndaleni për një çast dhe të shihni se çfarë ndodh me botën rreth jush.

Burimi:Bright Side|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania