JOQ Albania
Home

Temperaturat e larta, pasagjeri i trenit filmohet pa bluzë duke punuar në laptop
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/07/2019 20:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që temperaturat në Angli po shënojnë rekorde të reja, njerëzit kanë filluar të gjejnë metoda alternative për t’u freskuar.

Së fundmi një burrë është para gjysmë i zhveshur duke punuar me laptop në një tren.

Edhe pse Britania e Madhe është përfshirë nga një mot i nxehtë i pazakontë për klimën e vendit, treni ku ndodhej pasagjeri pa rroba në fakt kishte ajër të kondicionuar.

Fotoja thuhet të jetë shkrepur ditën e sotme në Cambridgeshire.

Pasagjeri, i cili po dërgonte një email në Outlook në momentin kur është shkrepur fotoja, e kishte varur bluzën e tij ngjyrë blu në një varëse në tren.

Pasi fotoja nisi të qarkullonte në Twitter, personi në foto ka reaguar.

Ai shkruante:

Që ta dini, tashmë e kam veshur bluzën po i transferoj më shumë djersë sediljes sesa kur kisha vetëm lëkurën. Shpresoj që të gjithë të jenë të lumtur tani.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania