JOQ Albania
Home

Studimi: Vajzave u pëlqejnë më shumë burrat me ‘bark’ sesa ata të palestruarit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/07/2019 20:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse nuk ju pëlqen që të shkoni në palestër çdo ditë, kjo mund të jetë një ditë e mirë për ju.

Rezulton se femrave ju pëlqejnë më shumë burrat me trup jo aq të ‘skalitur’ sesa djemtë e palestruar.

Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit e Universitetit të Göttingen në Gjermani të cilët bashkëpunuan me ekipin e një aplikacioni që quhet ‘Clue’.

Me anë të këtij aplikacioni ata analizuan se cilat karakteristika pëlqejnë më shumë tek meshkujt.

Pasi morën mendimin e më shumë se 68,000 vajzave dhe grave, studiuesit zbuluan se femrat janë më shumë të interesuara për personalitetin sesa pamjen.

Kur u pyetën rreth karakteristikave fizike ideale të një partneri afatgjatë, 45 për qind e grave thanë se u pëlqejnë meshkujt me një tip mesatar të trupit, krahasuar me vetëm 35 për qind që preferonin fizikë atletikë.

Ajo që vajzat vlerësonin më shumë ishte mirësia. Më shumë se 90 për qind e femrave  e vlerësuan shumë bashkë me besimin, inteligjencën dhe edukimin.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania