Lagështi dhe papastërti, qytetari tregon gjendjen skandaloze të spitalit

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25.07.2019, 19:30

Shumica e ndërtesave të spitaleve në vendin tonë mund të duken në kushte normale nga jashtë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shërbimin dhe kushtet brenda.

Një qytetar, i cili i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar rastin, tregon se si është gjendja në Spitalin Omer Nishani, Gjirokastër.

Sipas asaj që thotë qytetari dhe nga ajo që duket në fotot e dërguara, në ambientet e këtij spitali, "mbizotëron një pisllëk që të zë frika”.

Në fotot e dërguara duken muret me lagështi dhe në gjendje aspak të mirë, tavanet po ashtu, çarçafët të mbuluar nga njolla gjaku si dhe shiringa të hedhura pa kujdes.

Veç kësaj, në një nga fotot mund të dallohet edhe një vend prize i pa mbyllur në të cilin telat gjenden tërësisht të ekspozuar.

Nëse i sheh fotot pa e ditur se për çfarë vendi bëhet fjalë më shumë të krijojnë përshtypjen e një ndërtese të braktisur sesa ambienteve të një spitali.

Në mesazhin e dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, qytetari shkruan:

Përshendetje JOQ, spitali rajonal gjirokaster. Shendetsia qe duam ... Ju lutem anonim Esht nje pisllek i gjall, te merr frika. Janë ber ne spitalin Omer Nishani Gjirokaster. Ne urgjencen e spitalit."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit