Facebook do të paguajë 5 milardë dollarë, ja si i shpërdoroi të dhënat tuaja

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.07.2019, 22:21

Shpërdorimi i të dhënave të përdoruesve ka bërë që rrjeti social facebook të paguajë një shumë tepër të lartë, për të mrojtur privatësinë.

Rrjeti social Facebook ka rënë dakord të paguajë 5 miliardë dollarë lidhur me akuzat se kishte keqpërdorur të dhëna personale të përdoruesve.

Marrëveshja që u njoftua në një deklaratë të mërkurën nga Komisioni Federal i Tregëtisë, është më e kushtueshmja e arritur ndonjëherë me një kompani teknologjike lidhur me privatësinë e përdoruesve.

Si rezultat i marrëveshjes me qeverinë, Shefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg do të duhet të vërtetojë çdo tremujor dhe çdo vit se Facebook po merr masat e duhura për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve.

Marrëveshja përcakton gjithashtu ngritjen e një komisioni për privatësinë nga Facebook-u që do të merrte vendime lidhur me privatësinë dhe përdorimin e të dhënave. Në këtë mënyrë, rregullatorët u përpoqën të reduktojnë atë që e quajtën “kontroll të pafrenuar” nga ana e Zuckerberg për të përcaktuar politikat e privatësisë të kompanisë.

Komisioni Federal i Tregëtisë hapi një hetim për Facebook-un vitin e kaluar, pasi u mor vesh se firma e konsulencës politike, Cambridge Analytica kishte pasur qasje në informacionit privat të miliona përdoruesve të Facebook-ut, pa autorizim.

Në veçanti, rregullatorët ishin të interesuar të hetonin nëse Facebook kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2012 që e udhëzonte kompaninë të merrte miratimin e përdoruesve para se të ndante të dhëna personale me palë të tjera.

Marrëveshja e së mërkurës u arrit pas akuzave nga Komisioni Federal i Tregëtisë se Facebook e shkeli marrëveshjen e vitit 2012 duke përdorur “informacione dhe parametra mashtruese për të minuar preferencat e privacies së përdoruesve”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit