JOQ Albania
Home

Çfarë ngjyre kanë sferat? Ky është iluzioni optik që po bën ‘namin’ në rrjet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/07/2019 22:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Iluzionet optike krijohen kryesisht për të trajnuar trurin, por në të njëjtën kohë mund ta ‘mashtrojnë’ atë bashkë me syrin.

Iluzioni i radhës, i cili është bërë viral në rrjet, tregon disa sfera të cilat duken sikur janë në ngjyra të ndryshme.

Por, rezulton se të gjitha sferat kanë të njëjtën ngjyrë.

David Novick, profesor i Edukimit Inxhinierik dhe Drejtues, në Universitetin e Teksasit, ishte ai që e ndau imazhin në Twitter.

Fotoja tregon sfera me ngjyra të ndryshme që lundrojnë në vija të kuqe, blu dhe të gjelbra.

Por çfarë po shihni?

Në postimin e tij Novick shkruante:

Një iluzion optik me sfera, të cilat duket të jenë të verdha, të kuqërremta dhe të purpurta, por në fakt kanë të njëjtën ngjyrë të bardhë të lehtë”.