JOQ Albania
Home

Këngëtarja e njohur gjen sozinë dhe nuk u beson syve: Si ka mundësi?
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/07/2019 19:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndodh shpesh që njerëz të zakonshëm të ngjajnë shumë me VIP-at, por deri më tani ‘rekordin’ e mban një vajzë e vogël që ngjan në mënyrë të frikshme me këngëtaren Rihanna.

Edhe vetë këngëtarja ka mbetur e shokuar nga ngjashmëria që ka me vajzën e vogël, e cila thuhet të jetë vetëm 7-vjeçe.

Sozia e Rihanna-s është bërë tashmë e famshme në Instagram ku edhe vetë këngëtarja ka bërë një postim duke shprehur habinë.

Kanë qenë fansat e Rihannës që kanë zbuluar ngjashmërinë e më pas foton e vogëlushes e ka postuar edhe vetë këngëtarja.

Në një postim Riri shkruante:

Për pak sa nuk më ra telefoni, si ka mundësi?"

Ai që ra më shumë në sy ishte edhe komenti i këngëtarit Snoop Dogg.

Këngëtari shkruante:

Kur u bëre me fëmijë ti?"