I moshuari endej rrugëve me libra në duar për të siguruar jetesën, djali shkodran shtanget kur kupton kush është

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.07.2019, 08:24

Pamje të dhimbshme janë ato të moshuarve të varfër që lypin rrugëve ose shesin cepave të pallateve sende me vlerë modeste për të siguruar jetesën ditore.

Megjithëse të tilla episode nga përditshmëria jonë na prekin në shpirt, mënyra e vetme si mund të kontribuojmë është të dhurojmë diçka ose t’u blejmë diçka nga ato çfarë ata shesin.

Dhe të mendoni që për këta persona të mjerë kujdeset policia bashkiake për të ruajtur imazhin “e panjollosur” të qytetit...

Historia që një djalë nga Shkodra ka rrëfyer për redaksinë tonë, është nga ato të veçantat që të fut thellë në mendime.

Mbrëmjen e kaluar ai rrëfen se ishte duke pirë kafe në një prej lokaleve të qytetit, teksa me libra në duar vuri re një të moshuar, i cili me një çmim modest përpiqej që t’i shiste.

Kurioz për të parë librat që i moshuari shiste, ai iu afrua...

Pjesën tjetër e rrëfen djali në mënyrën më të bukur me një mesazh kuptimplotë në fund:

Prsh! JOQ. Dje kur po pija kafe ne nje nder lokalet e shumta te qyteti te shkodres me rastisi te shoh nje njeri te moshuar i cili me libra ne duar , kerkonte qe ti shiste me nje cmim krejt modest. Shkoi ne cdo tavolin por kerkush nk bleu gja. Kurse ai krejt qet u ndal e ndezi nji cigare. Ne fund te cigares ju afrova edhe e pyta x cmimin e nji nder librat qe kishte nder dur, ai i prgj 150 lek . E mora. Deshta me e pyt se kush ishte autori, po sa pash kapertinen mu duk ftyr e njohun, ishte vet ky i moshumi qe shiste librat. U habita , ma von hina e kontrollova x emnin e tij ne googel dhe doli qe ishte nji nder shkrimtart e qyteti te shkodres me plot 20 librat te publikum, nje njeri me vlera nje njeri shembull, njeri qe kontribon x qytetin x shoqnin e ktij veni , endet rrugve te qytetit ne nje mosh 81 vjecare x me jetu. E askush nk kujtohet kta njerz , qe ju jan borxhli kta institucionet e qelbuna qe kena. E sa e sa njerz si xhelali ka shkodra e shqipnija qe nk i vlersan kerkush. Artistat , sportistat, shkrimtart njerzit qe kontribojn realisht x shoqnin , jan te lanun mas doret. Kurse sot duhet me ken horr, i poshter, me u marr me trafik e pislleqe ose me ken politikan me ken dikushi, ndersa x shtresen intelektuate tvertet nk kujtohet kerkush, x vec ksaj jan edhe te shtypun edhe tperbuzun prej gjithkuj e sidomos prej ktyne palo njerzve qe na drejtojn. Ky propagan kisha dasht me e hell diku si lajm kshu si i bani ju , ju se pa e ven kush ujin ne zjerm prej njerve qe po e lexojn . Se jan marru mas lekut e gjanave ma me vler. Si pushteti e sh e sh gjana te tilla si kja, por qe harrojn qe nji dit kan me dek. Njs u zgjata sh. Do te kisha ken i lumtun sikur ta publikoshit kyt si lajm. Se sa marrin vemenjen njerz pa vler si kena na sot , ma mir te publikojm kyt shkrimtar endacak,e sh sh si ky , jo per faj te tij po per faj te ashtcujtuna ligjen qe kan per kulturen e njerzt e artit e te sportit e njerz te till.”

KUSH ËSHTË XHELAL ZAGANJORI, SHKRIMTARI QË ECËN RRUGËVE?

Çdo ditë në rrugët dhe rrugicat e qytetit të Shkodrës, ky njeri ecën ashtu kokulur, pa u ndjerë dhe pa u vënë re nga të tjerët. Kështu me këtë çantë të thjeshtë plastmase në dorë, ky njeri që realisht bën diferencën nga të tjerët, jo vetëm nga mënyra se si ecën, kështu i heshtur dhe plot mendime por edhe për faktin se është autor i plot 19 librave dhe pakkush e din një fakt të tillë. Madje edhe atëherë kur Xhelali nxjerr nga çanta librin për t’ia shitur lexuesve kudo në rrugë, në lokal, vetëm atëherë kur e pyesin kush është autori, ai me modesti iu përgjigjet: Xhelal Zaganjori dora vetë.

Shkrimtar i cili gjithë jetën e tij e kaloi duke punuar sa në një ndërmarrje në tjetrën dhe duke shkruar libra, vërtetë njerëz të tillë që i japin shoqërisë më shumë se vetes, duket se shoqëria përherë u mbetet borxhlije.

Kështu ka ndodhur duket edhe me këtë shkrimtar të heshtur, fjalë pak e punë shumë, askush nuk kujtohet se si jeton. Dhe a meriton edhe ky një jete si të tjerët dhe ja përsëri Xhelal Zaganjori vazhdon udhëtimin e tij rrugëve te qytetit, natën shkruan e pas botimit ditën i shet librat e tij.

BIO

Është lindur më 16 dhjetor të vitit 1938 në qytetin e Shkodrës. Pas 7-vjeçares, ka punuar punëtor në ndërmarrje të ndryshme të qytetit, ndërkohë që ka ndjekur dhe arsimin e mesëm duke marrë edhe maturën.

Me krijimtarinë letrare është lidhur heret. Në vitin 1958 ka botuar tregimin e parë në gazetën “Luftëtari”, ndërsa libri i parë “Kapja e pilotit” i është botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë në vitin 1974, me tematikë nga jeta e fëmijëve vietnamezë. Ky libër pat jehonë të gjërë, u përkthye dhe u shoqërua me botime prej mijëra e mijëra kopjesh në Vietnam , Kore e Kinë.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit