JOQ Albania
Home

Videoja frymëzuese, djali pa krahë mposht frikën dhe kërcen mbi kutinë gjysmë metri të lartë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/07/2019 23:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë pa krahë ka mposhtur frikën e tij më të madhe dhe ka arritur të kërcejë mbi një kuti 50 cm të lartë.

Në një video frymëzuese të shpërndarë në rrejt, djali me emrin Tim shihet teksa merr zemër nga fjalët e trajnuesit të tij dhe hidhet sipër kutisë.

Tim dështoi disa herë, por në fund ia arriti që të bënte atë që ia kishte vënë vetes si qëllim.

Videoja e të riut ka marrë tashmë më shumë se 264,000 shikime në Instagram.

Pamjet u ndanë nga një prej trajnerëve të tij, Brad Vinyard, i cili tregonte se si Tim e la mënjanë frikën dhe e arriti atë që synonte.

Në një moment, në përpjekje për të motivuar djalin ai thotë:

Kërce mbi atë kuti tani! Bëje për inat të njerëzve që të kanë thënë se nuk mundesh! Kërce tani!”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania