JOQ Albania
Home

Në 132 fshatra, prej 3 muajsh nuk ka lindur asnjë femër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/07/2019 12:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarja e çuditshme dhe e trishtë ka ndodhur në 132 fshatra, ku asnjë vajzë nuk ka lindur prej një kohe të gjatë.

Autoritetet në Indi janë duke investiguar mbi këtë rast dhe veçanërisht në distriktin Uttarkashi, ku asnjë fetus foshnje femre nuk ka ardhur në jetë gjatë tre muajve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mes 216 foshnjave të lindur gjatë tre muajve të fundit në 132 fshatra të rajonit, nuk ka ardhur në jetë asnjë foshnje femër. India Today shkruan se në 16 nga 132 fshatrat, prej 6 muajsh nuk kanë lindur vajza.

Ky fenomen ka qenë një problem prej kohësh, pasi në vitin 2011 ishin vetëm 943 gra për mijë burra në këtë zonë të Indisë.

Ashish Chauhan, magjistrati i rrethit të Uttarkashit, tha se raporti i muajve të fundit ishte i dyshimtë dhe se ka ngelur i tronditur nga këto të dhëna.

Familjet indiane preferojnë më shumë fëmijët meshkuj për një numër të madh arsyesh, përfshirë trashëgiminë e pasurisë, e cila zakonisht i kalon djemve dhe jo vajzave.

Femrat kalojnë në familjen e burrit pasi martohen dhe familjet e tyre duhet të paguajnë një mbles për të shkuar tek familja e vajzës dhe për t’i propozuar asaj martesë.

Chauhan tha se një komision është ngritur për të zbuluar vendet ku foshnjat femra abortohen në mënyrë të fshehtë.

Gjithashtu shton se do të merren masa ligjore për të gjitha ato familje që zbulohen se abortojnë foshnjat pasi zbulojnë gjininë e fëmijëve.

Fshatrat e identifikuara që nuk ka vajza të lindura gjatë tre muajve të fundit janë etiketuar si "zonë e kuqe".

Burimi: Insider|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania