Një grua që bëri xhiron e mediave vitin e shkuar kur pretendonte se ishte martuar me një fantazmë 300-vjeçare, ka treguar së fundmi se tashmë është divorcuar
46-vjeçarja nga Irlanda Veriore, Amanda Teague ka treguar se u divorcua nga ‘Jack-u‘ pasi ai u përpoq ta vriste.
Amanda ka thënë në një emision mëngjesi se u martua me të në vitin 2016 dhe se për pak sa nuk vdiq prej një sëmundjeje në qershor të vitit 2018.
Duke shpjeguar arsyet e ndarjes ajo shpjegoi se shpirtrat që qëndrojnë për një kohë të gjatë (pas vdekjes) në tokë kanë nevojë për energji, dhe sipas saj, fantazma e piratit po mundohej të merrte energjinë e saj.
Menjëherë pas emisionit një numër i madh përdoruesish iu drejtuan Twitterit për të bërë pak humor me deklaratat e Teague.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania