JOQ Albania
Home

Harrojini unazat, ky 30-vjeçar i propozoi për martesë të dashurës me një qenush
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/07/2019 22:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Joel Booth nuk ishte gati që t’i linte asgjë rastësisë kur t’i propozonte partneres së tij prej tre vitesh që të martoheshin bashkë.

Prandaj ai solli me vete një ‘armë’ të fuqishme, një qenush ‘golden retriever’ 9-javësh.

Dentisti 30-vjeçar nga Kalispell, Montana i propozoi të dashurës së tij, Kadie Latimer më herët gjatë këtij viti gjatë një perëndimi romantik.

28-vjeçarja ishte përgatitur për foto në çift dhe nuk e priste fare që të merrte një propozim për martesë.

Kadie tregon:

Kur u ktheva u habita se e pashë duke mbajtur në dorë një këlysh golden retriever, pyetja që më erdhi në mend ishte se i kujt mund të ishte.”

Por, më pas ajo kuptoi se qenushi mbante në qafë një shkrim që lexonte: Kadie a do të martohesh me mua?

Kuptohet, që pas qenushit atë e priste edhe një unazë.

Joel u ul në gjunjë, nxori unazën dhe i propozoi.

Booth shtoi:

Kadie është shumë e veçantë për mua dhe doja që të bëja diçka të veçantë për të, në mënyrë që të mos e harronte.”

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania