JOQ Albania
Home

Këngëtarja habit me deklaratën, kërkon një fëmijë me ish-presidentin Obama
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/07/2019 22:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja amerikane Aubrey O’Day është gati që të bëhet nënë, dhe për këtë do ndihmën e ish-presidentit Barack Obama.

Duke folur për Page Six, O’Day u shpreh:

Do më pëlqente të bëja një emision ku unë do të merrja spermën e një burri brilant, në mënyrë që të kem një fëmijë."

35-vjeçarja shtoi gjithashtu se Obama do të ishte dhuruesi i ëndrrave.

Ajo shton më tej:

Ai është brilant, me klas, i sjellshëm, i dhembshur, i mprehtë, i mrekullueshëm. Çdo gjë që një grua e arrirë meriton, dhe prandaj ai ka një grua të mrekullueshme.”

Ish-presidenti Obama, 57 vjeç, është i martuar me Michelle Obama, 55 vjeç, që nga viti 1992 dhe kanë dy vajza, Sasha, 18 vjeç dhe Malia, 21 vjeç.

Ndërkohë, O’Day ka qenë beqare që nga ndarja me Pauly D, ose Paul DelVecchio, 39 vjeçar.

Burimi:Page Six|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania