Thirrja e fortë për burrat e Fanit: Mbrojeni ujin me çdo çmim e kusht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.07.2019, 19:14

Banorët në Fan të Mirditës janë tepër të shqetësuar nga plani për ndërtimin e HEC-eve në zonën e tyre.

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQAlbania dhe ka zbuluar se kryebashkiaku i Mirditës ka dhënë lejen për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë.

Mesazhdërguesi u ka bërë thirrje banorëve të Fanit, që të ngrihen dhe të mbrojnë ujin e tyre me çdo çmim.

Ndër të tjera ai ka thënë se administratori i zonës duhet të jetë me banorët dhe jo të mbyllë gojën ngaqë merr rrogën në bashki.

Qytetari gjithashtu ka përmendur edhe protestën e banorëve të Kaçinarit, të cilët edhe ata kanë dalë kundër HEC-eve.

Ai ka dërguar edhe disa pamje të mrekullueshme të zonës, që nuk do të jenë më nëse ndërtohen HEC-et.

Kujtojmë këtu se banorët e Kaçinarit përzunë mjetet e kompanisë ndërtuese të HEC-eve dhe janë shprehur se do të vazhdojnë qëndresën e tyre deri në fund.

Postimi i plotë

Te lutem publikoje te lutem pasi masakra e Hidrocentraleve vazhdon dhe ne Fan Mirdite. Maskarada vazhdon. Keto pamje na tregojne tubat qe do perdoren ne Fane te Mirdites per te grabitur dhe ate uje qe ka mbetur. Pikerisht Bashkia Mirdite dhe Barbari Ndrece Deda kane dhene lejet per shfrytezim te ujerave ne keto zona per Hece. Tani u ka ardhur radha burrave te Fanit me e mbrojt vendin e tyre nga Barbari Ndrece Deda. Administratori i zones duhet te jete me banoret dhe kunder Heceve dhe jo vetem nje pjestar i borderove te Bashkise si rrogemarres dhe gojembyllur. O burra te Fanit ju kane mashtruar disa here, per rruge e investime madje dhe me thase melli. Ishte ai qe ne zonen tuaj i keni dhane besen po i pabesi ju pret ne bese sepse ska bese. Mbrojeni ujin tuaj me cdo cmim dhe kusht. Mos pranoni asnje korruptim, asnje presion te Firmes apo servilave qe mund te ket. Hujt shpenes, gjurt kaptenes. Qendroni te bashkuar ashtu sic po bejne djemte e Kacinarit dhe qe po e bejne jo si duhet burrat e Selites. Fani eshte i banoreve jo i Barbarit Ndrece Deda as i servileve dhe atyre qe duan te ju marrin ujin. Ska rendesi kush e ka apo i kujt krahu eshte Fani dhe Mirdita kane vetem nje ngjyre Kuq e Zi. Per vendin tuaj qendroni dhe shkurtouani durt. Jo Heceve ne Fane. Jo Heceve ne Kacinar Jo Heceve ne Selite. Jo Heceve ne Mirdite.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit