Martohen gazetarja dhe këngëtarja, u njohën në Tinder dhe s’u ndanë më kurrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.07.2019, 12:56

24 vjeçarja Julia Zelg De Freest, e cila është youtub-ere dhe këngëtare, u njoh me korrespodenten e politikës, 61 vjeçaren Eileen Zelg-De Freest, në Tinder.

Ato u pëlqyen menjëherë dhe prej takimit të parë e deri më tani, çifti, të cilat jetojnë në Londër, nuk janë ndarë kurrë.

Fillimisht ishte Julia ajo që i propozoi Eileen gjatë një koncerti në Londër dhe më pas Elieen i ktheu përgjigjen e propozimit të dashurës së saj, gjatë një fundjave pushimi në Brazil.

Ceremonia romantike u zhvillua në një hotel me 5 yje në Londër, më datë 8 qershor, në mënyrë tepër intime.

Të dyja i ngjyrosën flokët me rozë dhe veshën fustane nusesh, të gjata e me vello.

Duke flur për romancën e tyre, Julia tha:

Kur e pashë personalisht Eileen për herë të parë u mrekullova, pasi ajo u shfaq si një person shumë i sjellshëm dhe i dashur”.

Duke diskutuar në lidhje me gjykimet me të cilat ato janë ndeshur, Julia shtoi:

Kemi marrë shumë komente negative dhe urrejtjeje, për shkak të moshës. Gjithashtu edhe për shkak se ne jemi lesbike dhe ka ende shumë njerëz që janë homofobë”.

Sa i takon familjeve të tyre, ato thonë se i kanë mbështetur. Të dyja fluturuan për në Brazil gjatë dhjetorit, për të takuan nënën e Julias, e cila është vetëm 8 vite më e vogël në moshë se Eileen

Julia dhe Eileen nisën të dyja të qanin gjatë ceremonisë, në momentin kur po bënin betimet.

Eileen tha:

Martesa është një proces i madh. Është një punë me të vërtetë e madhe, pasi gjatë saj mund të humbësh shumë nga gjërat që je duke bërë kur je beqare. është një ndjenjë shumë e fortë”.

Duke folur mbi mendimin se ndoshta kurrë nuk do të martohej, Eileen u shpreh:

Mendoj se një arsye e madhe pse nuk jam martuar deri më tani, apo që shpesh kam menduar se nuk do të martohesha kurrë, është fakti që unë u rrita në një kohë kur njerëzit homoseksualë shikoheshin si njerëz që nuk kishin të drejta, madje as nuk llogariteshin në shoqëri”.

Duke festuar të gëzuara jetën e tyre të re, pa e vrarë mendjen për paragjykimet, Julia komentoi se dashuria është dashuri, teksa shtoi se të dyja kanë të drejta sa edhe njerëzit e tjerë, për të qenë të lumtura.

Burimi: DailyStar|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit