JOQ Albania
Home

Kanë mbi dy vite të ndarë, Albi Nako dhe Klaudia Pepa s’i ndalin kunjat ndaj njëri-tjetrit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/07/2019 18:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndarja e çiftit të dy balerinëve, Albi Nako e Klaudia Pepa verën e dy viteve më parë bëri mjaft bujë në mediat rozë, duke qenë kryefjala e lajmeve të showbizz-it shqiptar për disa javë me rradhë.

Pak muaj më parë u përfol një lidhje të mundshme mes Albi Nakos dhe balerinës Alba Hoxha, por ai ka mohuar këto zëra.

Së fundmi koreografi i njohur shqiptar ka qenë i ftuar në "Opinion", ku foli për dashurinë ndaj kafshëve, ndërsa tregoi bashkëjetesën e tij me një pit.on. Por një fjali e tij, tingëlloi sikur ishte "kunj" për Klaudia Pepën.

Ai tha: 

E kam mbajtur edhe në krevat gja rprin. Nuk është se e kisha bashkëshorte".

Kjo fjali e tij u shpërnda gjerësisht në mediat rozë, duke shkaktuar reagimin e Klaudias, e cila duket se nuk ia ka lënë mangut Albit.

Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shkruhet: 

Bëni kujdes nga burrat që nuk ju duan më, por që herë pas here rikthehen për tu siguruar që ju nuk jeni të lumtura pa ta".