JOQ Albania
Home

Ndaloi së funksionuari në mes të natës, Instagram sjell ndryshimin që nuk do ju pëlqejë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/07/2019 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instagram është duke fshehur numrin e pëlqimeve në postime, në disa vende duke përfshirë Australinë dhe Japoninë.

Kjo iniciativë e marrë nga kompania në pronësi të Facebook vjen si një përpjekje për të “hequr presionin” e të qenit të pëlqyer tek përdoruesit.

Faza eksperimentale, që nisi orët e para të së enjtes, bën që përdoruesit të shohin vetëm nj emër dhe më pas “dhe të tjerë” poshtë një postimi.

Pra nuk do të ketë më numër pëlqimesh.

Gjithsesi, personat që i postojnë fotot ose videot mund ta shohin sesa pëlqime kanë marrë, por të tjerët jo.

Ndryshimet vijë pasi ka shqetësime për ndikimin që këto platforma ndikojnë në vetëbesimin dhe gjendjen mendore të përdoruesve të rinj.

Burimi:BBC|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania