JOQ Albania
Home

Ekspertët: Vajzat e bukura janë të dëmshme për shëndetin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/07/2019 22:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të kalosh pesë minuta me një femër atraktive mund të të rrisë nivelet e kortizolit, hormonit të stresit. Të paktën në këtë përfundim ka dala një studim i kryer nga Universiteti i Valencias.

Efektet janë edhe më të mëdha nëse meshkujt besojnë se femra pranë tyre është “jashtë mundësive të tyre”.

Kortizoli prodhohet nga trupi në stres fizik apo psikologjik, dhe është i ndërlidhur me sëmundjet e zemrës.

Studiuesit dolën në përfundimin se prania e një gruaje atraktive mund të nxisë tek shumica e meshkujve perceptimin se ekziston mundësia për takim.

Ky studim tregoi se nivelet të kortizolit tek meshkujt u rritën pas ekspozimit ndaj një kohë të shkurtër prej pesë minutash me një vajzë të re dhe tërheqëse.

Kortisoli mund të ketë një efekt pozitiv në doza të vogla, duke përmirësuar vigjilencën dhe mirëqenien.

Megjithatë, nivelet kronike të nivelit të kortizolit mund të shkaktojnë sëmundje  siç janë diabeti, hipertensioni dhe impotenca.