JOQ Albania
Home

Modelja shqiptare: Buzët i bëra prej qejfit, tani dua t’i shfryj prapë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/07/2019 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ajo gjithmonë është komentuar për pamjen e saj, falë së cilës është bërë e famshme, por edhe për fotot provokuese, të cilat i realizon me fotografë profesionistë.

E kemi fjalën për modelen shqiptare Vildane Zeneli.

Ajo sëfundmi ka qenë e ftuar në emisionin “N’drrimi Natës” ku ka folur më shumë për jetën private.

Modelja e ka pranuar me natyrshmëri se ka bërë ndërhyrje në pjesë të ndryshme të trupit.

Ajo është shprehur se ka fryrë buzët, duke i bërë ato edhe më të trasha.

Megjithatë, siç është shrehur Zeneli, është bërë pishman për ndërhyrjen që ka bërë në buzë.

Modelja shqiptare u shpreh:

I bëra prej qejfit. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq”.