JOQ Albania
Home

U plakën menjëherë, transformimi i paparë i VIP-ave tanë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/07/2019 8:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak kohë më parë rrjetet sociale u pushtuan nga sfida “10 years chellange”.

Kjo sfidë na kthente pas në kohë dhe të gjithë thuajse guxuam të bëheshim pjesë e saj dhe të tregonim si kemi qenë 10 vite më parë, e si jemi tani.

Mirëpo, një sfidë e re ka pushtuar rrjetet sociale ditët e fundit dhe njerëzit po çmenden për të.

Bëhet fjalë për një filtër, i cili po i rrit njerëzit në moshë e po i bën ata të krijojnë një ide se si mund të duken kur të plaken.

Veç qytetarëve të thjeshtë, me këtë filtër kanë guxuar edhe personazhe të njohur të ekranit shqiptar, të cilët nuk kanë nguruar aspak të tregojnë se si do të duken pas shumë vitesh, gjithmonë, duke pasur dëshirën që ky moment të vijë sa më vonë.

Është interesant fakti se sa bukur i plak njerëzit filtri, e duke shpresuar që të jenë realisht aq interesantë edhe kur të plaken, ju ftojmë të shikoni galerinë e mëposhtme me VIP-at e plakur.