JOQ Albania
Home

“Isha princeshë pastaj erdhën sirenat”/ 4-vjeçari mendon se është rimishërim i Lady Diana-s
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/07/2019 0:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një këngëtar dhe moderator australian David Campbell mendon se Princeshë Diana mund të jetë ‘rimishëruar’ tek djali i tij.

45-vjeçari pretendon se djali i tij vazhdon të këmbëngulë se ‘ai ka qenë princesha për pothuajse një vit e gjysmë’.

Ndërsa babai i tre fëmijëve e ka marrë situatën disi me humor, ai shton se Billy ka filluar që të bëjë komente të sakta për jetën e priceshës së ndjerë.

Në një shkrim për “Stellar Magazine”, Campbell e përshkruan këtë ngjarje si një nga më të çuditshmet që ka përjetuar ndonjëherë.

Ai thotë se djali i tij filloi të fliste fillimisht për princeshën e famshme në moshën dyvjeçare. Vogëlushi drejtonte gishtin në fotot e saj dhe thoshte: “Shikoni, jam unë kur isha princeshë”.

Edhe pse nuk i kishin mësuar asgjë mbi familjen mbretërore, Billy vazhdoi me komentet e çuditshme.

Njëherë ai i tha prindërve se kishte një vëlla të quajtur John. Në fakt ky është vëllai i Princeshës Diana, i cili vdiq për para se ajo të lindte. Por më e çuditshmja ishte kur 4-vjeçari përmendi dy “djemtë”, William dhe Harry.

Sikur të mos mjaftonte, vogëlushi përshkroi edhe rezidencën e preferuar të princeshës, ndërtesë të cilën ai nuk e ka vizituar kurrë.

Por, deklarata më shokuese e Billy-t lidhet me aksidentin e Princeshës Diana.

Moderatori tregon:

Lisa i tregoi një foto të Dianës. Billy tha’ Jam unë princeshë. Pastaj një ditë sirenat erdhën dhe unë nuk isha më princeshë’.

Princeshë Diana ndërroi jetë në një aksident tragjik në Paris më 31 gusht të vitit 1997