JOQ Albania
Home

Nga skandali seksual në reality show tek martesa me mbretin, bukuroshja ruse tregon jetën e saj luksoze
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/07/2019 18:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jeta është e paparashikueshme dhe shpesh herë ndodh që e ardhmja të jetë surprizuese.

Një gjë e tillë ka ndodhur me ish-Miss Moskën, Oksana Voevodina.

27-vjeçares ruse i ka trokitur fati në derë. Ajo është martuar me mbretin e Malajzisë, Sultan Muhammad V.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me djalin e saj.

Teksa e quan të birin si mbretin e ardhshëm të Malajzisë, Oksana nuk nguron të shfaq në Instagram momente të ndryshme nga jeta e saj përrallore.

Bukuroshja ruse, e cila jeton në Kuala Lumbur ka treguar koleksionin e unazave me diamante, si dhe festat luksoze islamike ku ajo merr pjesë.

Ceremonia madhështore e martesës së saj me mbretin e Malajzisë u zhvillua vitin e kaluar, në një sallë koncertesh në Moskë.

Oksana tregoi takimin e saj të parë me mretin e Malajzisë.

Kurmbreti Muhamed V iu prezantua se kush është, ajo me shaka i tha: 

Unë jam mbretëresha e Moskës".

Pak kohë para se të martohej, një videoskandal i modeles ruse, ku kjo e fundit shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në pishinë gjatë një reality show të famshëm, pushtoi mediat rozë në mbarë botën.