JOQ Albania
Home

U ndanë papritur! Stresi në një dhomë i relaksuar, Kejsi i kujton dedikimin e ndjerë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/07/2019 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme, lajmi që reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi i dhanë fund lidhjes disavjeçare u bë kryefjala e mediave rozë.

Arsyet e ndarjes nuk janë bërë ende me dije, por dyshimi i parë u hodh në momentin që dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram.

Kejsi kishte fshirë çdo postim dhe dedikim për të dashurin e saj.

Ndërkohë që gjithçka vijon në qetësi, ata kanë bërë lëvizjen e parë për të treguar që nuk janë më bashkë.

I relaksuar në një dhomë masazhi, duket se Stresi e ka marrë lehtshëm ndarjen. Megjithëse nuk dihet kush e shoqëron.

Kejsi ka postuar një foto teksa darkon jashtë, por e paqartë për t’u identifikuar me kë. Ajo ka treguar krahun në të cilin ka tatuazh një varg prej këngës së reperit.