Lindën të ngjitura dhe mbijetuan, binjaket ndahen me sukses pas operacionit 50 orësh

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16.07.2019, 11:45

Motrat binjake Safa dhe Marwa Ullah të cilat kanë lindur të ngjitur në kafkë dhe venat e gjakut, janë ndarë me sukses pas një operacioni të vështirë në Londër.

Motrat dyvjeçare nga Charsadda në Pakistan, iu nënshtruan tri operacioneve për t’u ndarë. Operacionet zgjatën më shumë se 50 orë dhe u përfshinë 100 anëtarë të stafit të spitalit.

Procedura e ndarjes u krye më herët gjatë këtij viti ndërsa mjekët vendosën një shtresë plastike në kokat e tyre për t’u ruajtur trurin dhe venat e tjera gjatë ndarjes përfundimtare.

Vajzat, babai i së cilave ndërroi jetë nga një atak në zemër ndërsa nëna e tyre ishte shtatzënë, kanë dalë tashmë nga spitali.

Ato do jetojnë në Londër me nënën e tyre Mohammad Sadat Hussain, 57 vjeç dhe xhaxhain Mohammad Idrees.

Rreth 40% e binjakëve që janë të bashkuar në kokë ndërrojnë jetë në mitër ose gjatë lindjes, ndërsa një e treta vdesin brenda 24 orëve.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit