Një vajzë 1-vjeçare me leucemi ka frymëzuar më shumë se 600 njerëz që të regjistrohen në listën e dhuruesve të palcës së kockave për t’i shpëtuar jetën.
Phoebe Ashfield u diagnostikua me leukemi akute limfoblastike pas një infeksioni që mori në kraharor gjatë Krishtlindjeve kur ishte vetëm 7-muajshe.
Prindërit e vogëlushes Emma Wyke dhe Jordan Ashfield ishin të dëshpëruar pasi kimioterapia nuk po jepte rezultat për Phoebe-n.
Duke qenë se prindërit nuk përputheshin për t’i dhuruar palcë, në një luftë kundër kohës, miqtë dhe familjarë të tyre nisën një fushatë në Facebook ku kërkonin për dhurues.
Dhe, për fatin e mirë të vogëlushes, më shumë se 600 persona u paraqitën gjatë fundjavës për të parë nëse mund të ndihmonin duke i dhënë kështu shpresë familjes.
Nëna e vajzës u shpreh se nuk po u besonte syve që gjithë ata njerëz lanë punët e tyre të përditshme për t’i ardhur në ndihmë të voglës së sëmurë.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania