Sistemi shëndetësor në Shqipëri është larg të qenit ai që duhet të jetë. Problemet janë të shumta, që nga mungesa e ambjenteve, aparaturave, si dhe ilaçeve.
Një infermier ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, degradimin e shërbimit në Urgjencën e Tiranës.
Mjaftoi nje histori si ajo e shpërthimit të bombolës së gazit në bllok, që të dilnin në pah shumë gjëra.
Infermieri thotë se në këtë rast duhet të shkonte një doktor në vendin e ngjarjes. Ndërkohë ai ka vënë re se infermieri nuk ka çantën e urgjencës dhe e lë të plagosurin vetëm.
Gjithashtu mungon edhe barrela. Infermieri ka shtuar më tej, se si puna e këtij infermieri, janë 90% e të punësuarve në Urgjencën e Tiranës në dy vitet e fundit.
Denoncimi për JOQ Albania