JOQ Albania
Home

“Hajde në Dhërmi na ndero bashkinë”/ Punonjëset e Erion Veliajt në konkurrencë kush zhvishet më shumë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/07/2019 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arnida Çapi dikur ish-sekretarja e avokatit të njohur Spartak Ngjela, tashmë këshilltare në Bashkinë e Tiranës vazhdon të ndezë rrjetin me fotot e saj “të nxehta”.

Këshilltarja e Bashkisë së Tiranës, me sa duket mbahet si “krenaria” e bashkisë së Erion Veliajt dhe pasqyron një punonjëse të denjë të kësaj bashkie, ose të paktën kështu konsiderohet nga koleget e saj…

Kur imazhi është gjithçka për vetë Veliajn, me këtë parim ecin edhe punonjëset e tij, të cilat “nderojnë” këtë institucion duke u konkurruar me ekspozim në rrjetet sociale e plazhet e Jugut.

Në një replikë komentesh, “zonjushat” e Bashkisë synojnë kush e kush ta përfaqësojë më “denjësisht” Bashkinë e Tiranës duke ekspozuar format e tyre.

Çapi ka postuar një foto ku ka ekspozuar të pasmet dhe kolegia e saj në këtë institucion Juliana Dhame, drejtoresha e Provomimit në Bashkinë e Tiranës i replikon:

Juliana Dhame: Hajde kalo nga Dhërmiu na ndero bashkinë se ketu qenkan rende fare gocat, brima brima

Arnida Çapi: Haha e ke nderuar ti bashkinë aty besoj

Kujtojmë që në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013, Çapi kandidoi për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, e mbështetur fuqimisht nga avokati Spartak Ngjela, por nuk arriti dot të fitonte një mandat.