JOQ Albania
Home

Pas 11 vitesh martesë të lumtur, Inva Mula ndahet edhe nga bashkëshorti i dytë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15/07/2019 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sopranoja Inva Mula duket se i ka dhënë fund edhe martesës së dytë më të rëndësishme në jetën e saj.

Ajo është ndarë nga biznesmeni Ethem Ramadani pas gati 11 vitesh martese të lumtur.

Kujtojmë se bashkëshorti i parë i Invës ka qenë Pirro Çako, me të cilin ka edhe një djalë, Anthoni, ndërsa nga marrëdhënia me Ramadanin ka ardhur në jetë vajza e Invës, e cila quhet Nina.

Thashethemeve të këtyre viteve të fundit për krizën e shumëpërfolur Inva-Ethem, u është vënë kapaku më një ndarje, por jo si gjithë të tjerat.

Kjo për faktin, sepse është ndër të paktat raste kur çifti VIP ndahet dhe mbeten miq, duke qenë se ata janë parë ndonjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe për jetë nate.

E pavarësisht intervistave, ku Inva është kujdesur që të mos dalë me deklaratë të qartë për ndarjen, Ethemi në intervistat ku ka qenë i ftuar, është kujdesur që Invën të mos e përmendë fare, sikur ajo të mos ekzistonte në jetën e tij.