JOQ Albania
Home

“Mos u ngatërro me një të dashur xheloze”, kë po kërcënon hapur e dashura e reperit shqiptar?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15/07/2019 11:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kohët e fundit kudo në mediat rozë është përhapur lajmi se Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë në një lidhje e po shoqërohen me njëri-tjetrin. Këtë herë ka qenë Arbenita ajo që ka publikuar dy fotografi.

Në të parën tregon një vajzë, për të cilën thotë se kjo është tipi i vajzës që gjen në mesazhet e të dashurit të saj.

Arbenita nuk jep detaje në lidhje me bisedën që vajza ka bërë me të dashurin e saj. Vajza e paidentifikuar dyshohet të jetë një fanse e Feros.

Më tej ajo publikon një foto të sajën, teksa kërcënon hapur fanset apo edhe vajzat që duan t’i marrin të dashurin.

Arbenita shkruan:

Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”