JOQ Albania
Home

Vejusha e Jetnis Dollapit shfrenohet në luks: Kam aq prona e pasuri të paluajtshme, sa s’e di sa janë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/07/2019 11:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nertila Kapaj është modele dhe aktore, por më së tepërti është njohur si “vajza e 300 trëndafilave”, apo e veja e Jetnis Dollapit, ish-i dashuri i së cilës ndërroi jetë pasi u përplas me murin e një pallati në lagjen ku jetonte, teksa po “fluturonte” me motor.

Duke dhënë një intervistë për “Panorama Plus”, Nertila tregon se ende vijon të jetojë një jetë luksoze dhe shumë të shtrenjtë, por pa treguar burimin e të ardhurave.

Teksa tregon se ka festuar një ditëlindje përrallore, e reja shprehet se krah saj në këtë ditë të veçantë kanë qenë kushërirat, të cilat janë shumë të rëndësishme për Nertilën.

E pyetur nëse dikush ia ka rrëmbyer zemrën apo ka zënë vendin e Jetnisit të ndier në jetën e saj, Kapaj thotë:

Nuk ka ardhur akoma ai moment që të ma bëjë zemra bam për ndonjë mashkull”.

Sa i takon jetës luksoze dhe pasurive, ish e dashura e Jetnisit shprehet:

Unë kam gjithçka dua në këtë jetë. Pasuria më e madhe për mua nuk është paraja dhe pronat. Por meqë më pyetët, po ju tregoj që kam ca dhe ndoshta as vetë s’i di sa janë”.

Për Nertilën, fama në rrjetet sociale është bezdi, pasi ajo do një jetë të qetë dhe familjare.

Gjithashtu, në raport me femrat e tjera, modelja bën me dije se ato janë vërtet në hall. Nertila shprehet se nuk e sheh veten shumë të rrezikshme sa t’ua marr të gjithave burrin!

Sipas saj, s’janë veç femrat në hall, janë edhe meshkujt në hall, kush do të dalë më i zoti ta ketë në krah.