JOQ Albania
Home

Çiljeta mbulohet me shami, i habit të gjithë si muslimane e devotshme
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/07/2019 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë, në një intervistë për mediat shqiptare, Çiljeta Xhilaga u pyet në lidhje me këngën e famshme “Dridhe”, ku ajo thotë “O, sa kam b*thën e mirë”.

Ajo e cilësoi si një veprim të kohës së rinisë, të cilin nuk do ta bënte më, nëse do të kthehej pas në kohë.

Gjatë muaji të Ramazanit, Çiljeta i habiti fansat e saj, teksa u tregua një besimtare e devotshme dhe agjëroi me rigorozitet.

Jo të gjithë e mirëpritën vendimin e Çiljetës dhe postimet e saj u mbushën me komente të shumta.

Mirëpo, sërish këngëtarja ka treguar se ka vendosur të mbulohet dhe ka shkruar dy fjalë me shumë vlerë.

Ajo citon Imam Shafiun, teksa shkruan:

Fjalët e njerëzve janë si gurët, nëse i mbart mbi shpinë ta thyejnekurrizin e nëse i vendos poshtë këmbëve, ngrihesh e triumfon”.

Disi të çuditshme janë veprimet e artistes, e cila, pasi publikon foton me shami, nuk nguron të publikojë edhe imazhe joshëse e tepër provokuese.

Por në fund të fundit, gjithësecili beson dhe praktikon në mënyrën e vet. Kush jemi ne për të gjykuar?