JOQ Albania
Home

Goli i fantastik i Ansi Agollit në Amerikë po bën xhiron e botës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2019 12:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas largimit nga Qarabagu, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli është transferuar në Amerikë te skuadra e Kozmosit.

Futbollisti shqiptar, ka gjetur golin e parë me me ekipin e tij të ri e në kampionatin amerikan, duke realizuar në fitoren që skuadra e tij arriti të merrte ndaj Bruklin Italians me rezultatin 1-0.

Agolli shënoi një gol të bukur me të djathtën pas një krosimi, duke gjetur trekëndëshin e portës.

Goli i shënuar nga Agolli, është bërë viral në rrjetet sociale dhe të shumta janë portalet e njohura të cilat e kanë publikuar si golin më të bukur të javës.

“Bleacher Report” "433" dhe “Bleacher Report Football” kanë qenë ato të cilat kanë lënë një hapësirë për golin e shënuar nga Agolli.

Ky gol, ishte i pari i Agollit në Amerikë, gol i cili i ka dhënë fitoren skuadrës së Nju Jork Kozmosit me rezultatin 1-0 në finalen e Konferencës.