JOQ Albania
Home

James Rodriguez te Napoli? Ancelotti thotë fjalën e fundit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2019 12:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

James Rodrigues me shumë mundësi do të luajë te Napoli sezonin e ardhshëm. Klubi italian dhe Real madridi janë në përfundim të arritjes së marrëveshjes.

Nga ana tjetër, trajneri i napoletanëve, Carlo Ancelotti nuk e fsheh aspak faktin që të kaltrit duan madrilenin.

Ai shprehet se me shumë mundësi kolumbiani do zbarkojë në Itali.

Për pozicionin se ku do luajë fantazisti Karlo nuk e ka aspak problem. Kolumbiani flitet se do marrë numrin ‘10’ dhe kjo ka hasur mjaft diskutime, pasi napolitanët e kanë “të shënjtë” atë numër.

Në atë qytet dhe jo vetëm atë shifër e bëri të famshme Maradona. Ançeloti nuk i kushton aspak rëndësi kësaj çështje. Mjafton ta shohë Hames të vishet i kaltër.

Ai deklaron:

Nuk e di nëse ai do firmosë për ne, por me siguri po, shpresoj. E njoh shumë mirë. Ai luan kudo si mesfushor. E kam përdorur në krah të majtë, prapa sulmuesit dhe në të djathtë. Pozicioni i tij nuk është aspak problem. Sa i përket numrit ‘10’, gjeja më e rëndësishme është që James të veshë fanellën e kaltër, i shkon mjaft. Numri nuk është i rëndësishëm”.