JOQ Albania
Home

Vuante nga deformimi i kockave, 22 vjeçares i vënë kafkë plastike 3D dhe transparente
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2019 10:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kohët e fundit kemi parë një numër shumë të madh operacionesh, të cilët inkorporojnë teknologjinë 3D, mirëpo, thuajse asnjëherë nuk kishim dëgjuar për një kafkë koke në 3D.

Mjekët kirurgë kanë arritur ta realizojnë këtë në Utrecht, Hollandë, tek një 22 vjeçare, duke i vendosur asaj një implan të tejdukshëm plastik.

E reja vuan nga një sëmundje kronike e çrregullimit të kockave. Si pasojë, asaj i rritej trashësia e kafkës nga 1.5 cm në 5 cm, duke i dhënë dhimbje të tmerrshme koke dhe ulje të shikimit të syve.

Operacioni zgjati 23 orë, dhe kafka e 22-vjeçares ishte trashur aq shumë sa po të mos operohej do të kishte pësuar dëme shumë të rënda në tru, që do ta çonin drejt vdekjes.

Për fat të mirë, pasi i hoqën pjesën e sipërme të trashë dhe i vendosën kafkën 3D, trupi i 22 vjeçares e pranoi protezën.

Mjekët krijuan transplantin plastik enkas për formën që i nevojitej vajzës.

Tani asaj i është kthyer shikimi, nuk ka më dhimbje e madje është kthyer në punë.