E rëndë në Tiranë/ I moshuari preket para vajzave 7-vjeçare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.07.2019, 19:44

Ashtu siç është argumentuar edhe nga shumë sociologë dhe ekspertë të seksit, Shqipëria është një vend i ndrydhur seksualisht dhe kjo çon në kryerjen e sjelljeve devijante të meshkujve kundrejt femrave.

Maniakë ndaj vetë sojit të tyre apo persona që synojnë ta shuajnë epshin seksual të pakufishëm me fëmijë... të pafuqishëm për t’u mbrojtur nga qëllimet dashakeqëse të këtyre pedofilave!

Rasti më i fundit që tronditi një komb të tërë ishte ai i abuzimit seksual të një vajze nga babai i saj.

Raste të tillë janë të vështirë për t’u besuar, por edhe të dhimbshëm deri në palcë kur mendon se fëmija ynë apo edhe ne vetë mund të ishim viktima të rasteve të ngjashme.

Me sa duket të tilla ngjarjeve, fatkeqësisht besohet se nuk do u vijë ndonjëherë fundi në vendin tonë...

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video e cila mund të përkufizohet si e neveritshme! Një tmerr i vërtetë është filmuar ditën e djeshme nga kamerat e një kompleksi pallatesh në zonën e Laprakës në Tiranë, pranë zonës së njohur si Filanto.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë skenën perverse, ndër më të rrallat e llojit të saj të filmuara ndonjëherë në Shqipëri. Për fat të keq, protagoniste të këtij tmerri kanë qenë dy vajza të vogla jo më shumë se 7 apo 8 vjeç.

Nga pamjet duket se si fillimisht dy vajzat e mitura po luajnë me njëra-tjetrën, kur befas afrohet një burrë në moshë të thyer. Ai pasi i vë re, afrohet pranë tyre, vështron rreth e rrotull për kalimtarë të mundshëm dhe më pas nxjerr organin gjenital duke u vetëkënaqur.

Nga pamjet duket se për fat të mirë, vajzat e vogla nuk kanë arritur të kuptojnë se çfarë po ndodhte, duke vazhduar në lojën e tyre. Mësohet se prindërit e vajzave kanë kryer denoncimin përkatës pranë policisë por ende nuk ka asnjë informacion nëse perversi është arrestuar apo identifikuar.

Pamje të tilla të tmerrshme, na bëjnë të reflektojmë se sa të pasigurtë jemi ne dhe fëmijët tanë në mes të kryeqytetit./JOQALBANIA.COM

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit