JOQ Albania
Home

Shqiptari terror në familje/ Kërcënon me thikë gruan dhe rreth tre vajzat
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 18:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një punëtor shqiptar ka rrahur dhe kërcënuar me thikë kuzhine bashkëshorten e tij 51 vjeçe.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka goditur me shuplaka edhe vajzat e tij 21,22 dhe 24 vjeçe.

Ai filloi të fajësonte edhe vajzat për shkak se po mbronin mamanë e tyre.

Ngjarja është regjistruar në një komunë të vogël të Lombardiës, ku jetonte familja.

Foto ilustruese

Me të marrë njoftimin, karabinierët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe neutralizuan shqiptarin.

Gruaja dhe vajzat u dërguan menjëherë në spitalin e Cremas, me lëndime të shumta si pasojë e dhunës brutale.

Sipas autoriteteve italiane, keqtrajtimet kishin filluar që në 2002-ën dhe shkak pët to ishte xhelozia e sëmurë dhe pa motive e shqiptarit.

Burimi: Ilgiornale|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania