JOQ Albania
Home

Kërkon t’u mbyllë gojën mediave online, OSBE krition ashpër propozimin e Ramës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

OSBE ka publikuar analizën për projektligjin e qeverisë për median online.

Sipas OSBE, Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk duhet të vendosë gjoba.

OSBE shton, se pezullimi dhe bllokimi i botimeve është një masë ekstreme dhe duhet të ndodhë vetëm në rastet e shkeljeve të rënda.

Në analizë thuhet më tej se AMA nuk duhet të jetë zëvendësuese e sistemit gjyqësor, gjithashtu shpifja nuk duhet të jetë në kompetencat e saj.

Ndër të tjera në analizë thuhet se projektligji duhet të përputhet me standartet ndërkombëtare.

Kujtojmë këtu se projektligji i qeverisë parashikon krijimin e një strukture prej tre personash e dalë nga bordi i AMA-s, që do të vendosë gjoba, deri në mbylljen e portalit.

Ky projektligj është kritikuar nga shumë botues në Shqipëri, ndërsa ditën e djeshme pati edhe një reagim të fortë nga Komiteti i Helsinkit.