JOQ Albania
Home

Greku që ekzekutoi Devi Kasmin ka ankesa: M’i kanë shtrënguar prangat fortë, më kanë dëmtuar kyçet
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 17:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Efthimios Efthimiu është greku i cili akuzohet si vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, por që asnjëherë nuk e ka pranuar akuzën.

Teksa vijon të mohojë akuzat e rënda që bien mbi të për ngjarjen e ndodhur më 29 janar 2018, Efthimiu u shfaq ditën e sotme i veshur në mënyrë sportive në seancën gjyqësore.

Ai ka mohuar edhe një herë akuzën e ngritur ndaj tij, ndërsa nuk ka nguruar të akuzojë grupin e efektivëve që e shoqërojnë nga qelia në gjykatë.

Duke nxjerrë duart nga kafazi i të pandehurit, Efthimios Efthimiu, ka thënë se policët i kanë shtrënguar prangat më shumë seç duhet duke i shkaktuar dëmtime në kyçet e duarve, mëson “Shqiptarja.com”.

Greku akuzohet si ekzekutor, ndërsa grupin që porositi vrasjen dyshohet se e drejtonte Aurel Hoxhallari