JOQ Albania
Home

Ndërron jetë vëllai i 57-vjeçarit që u vra nga kunati në Korçë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 16:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë tronditi Korçën tre ditë më parë. Gramoz Nako 57 vjeç, u vra në shtëpi nga kunati i tij, Sefedin Zenellari.

Ky i fundit vrau veten në momentin që policia shkoi për ta arrestuar. Nako sapo ishte kthyer nga pushimet nga SHBA-të, për shkak se kishte të vëllanë e sëmurë.

Fillimisht pista kryesore e policisë ishte ajo e grabitjes, ndërsa më pas u zbulua se bëhej fjalë për çështje sentimentale.

Ndërkohë mësohet se ka ndërruar jetë edhe vëllai i Nakos, i cili u vra nga kunati tre ditë më parë.

Ai është 59-vjeçari, Rasim Nako. Nuk përjashtohet mundësia që 59-vjeçari të ketë pësuar ndonjë traumë nga vrasja e të vëllait.